Dzeko mund të rikthehet në Premierligë

  • 15 October 2018 - 11:17
Dzeko mund të rikthehet në Premierligë

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit në Premierligë.

Ish-lojtari i Manchester Cityt ka dhënë një intervistë për Sky Sport, dhe ka thënë se mund të rikthehet në ligën angleze.

“Ndoshta është shumë vonë, por kurrë nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë boshnjaku.

“E dua futbollin anglez, dhe i kam kaluar katër vite e gjysmë atje. E shijova kohën time në Premierligë, mirëpo tani jam i lumtur në Romë”.

Dzeko i ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje në këtë stinor me fanellën e Romës. Edin Dzeko në Romë erdhi në vitin 2016 nga City për 15 milionë euro, dhe deri më tani i ka 78 gola në 148 paraqitje për romakët, ndërsa te klubi anglez në 189 paraqitje i shënoi 72 gola.

(Kosova Sot)