Verratti: Fitore e mrekullueshme

  • 15 October 2018 - 11:37
Verratti: Fitore e mrekullueshme

Italia arriti të fitojë mbrëmë ndaj Polonisë me rezultatin 1-0 në kuadër të Ligës së Komeve në Varshavë.

Ishte goli i Cristiano Biraghit që ia dha fitoren Italisë në minutat e fundit të takimit, pasi nuk kishte fituar që nga shtatori i vitit 2017.

Mesfushori italian, Marco Verratti dha një intervistë për Sky Sport pas ndeshjes, dhe ishte shumë i lumtur.

“Na mungoi fitorja, dhe ne jemi shumë të lumtur për rezultatin”, tha mesfushori Paris Saint-Germainit.

“E dinim që do të shënojmë gol, ky është futbolli. Ne besuam deri në fund, është më mirë të fitosh kështu2.

“Po tentojmë që të bëhemi më të fortë, dhe ne luajtëm mirë në dy ndeshjet e fundit”. /Gazeta Express/

 

(Kosova Sot)