Ozil: E dua Topin e Artë

  • 03 September 2015 - 12:37
Ozil: E dua Topin e Artë

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka pranuar se dëshiron ta fitojë Topin e Artë. Por, ai është i vetëdijshëm se duhet të bëjë më tepër për t’u shpallur më i miri.

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka ambicie të mëdha dhe dëshiron ta fitojë Topin e Artë.

Por, reprezentuesi gjerman është i vetëdijshëm se duhet të bëjë më tepër për t’u shpallur më i miri.

“Më duhet të jem më i rrezikshëm para portës”, tha Ozil, i pyetur se çfarë duhet të bëjë për ta fituar Topin e Artë.

“Isha i lënduar për periudha të gjata të sezonit të kaluar dhe kam shënuar vetëm pesë gola në 32 paraqitje. Më duhet ta përmirësoj këtë. Për ta arritur, më duhet të jem më tepër egoist”, u shpreh ai.