Milani do ta dërgojë përsëri në Chelsea Bakayokon

  • 15 October 2018 - 12:26
Milani do ta dërgojë përsëri në Chelsea Bakayokon

Milani do ta dërgojë mesfushorin Tiemoue Bakayokon në Chelsea.

Sipas Corriere dello Sport, klubi italian do ta dërgojë lojtari para janarit, pasi Gattuso nuk është i kënaqur me të.

Sipas trajneri italian, mesfushori 24-vjeçar nuk po mundet t’iu përshtatet taktikave të tij.

Chelsea e bleu Bakayokon nga Monaco për 40 milionë euro në verën e vitit 2017, mirëpo vazhdimisht është kritikuar për paraqitjet e tij në “Stamford Bridge”.

Milani e mori në formë të huazimit gjatë kësaj vere për një stinor të plotë, mirëpo siç duket ai do të largohet nga “San Siro” para kohës, dhe në Serie A i ka luajtur vetëm 80 minuta në total. 

(Kosova Sot)