Guardiola: Transferimi i Modricit në Inter është imagjinar

  • 15 October 2018 - 12:41
Guardiola: Transferimi i Modricit në Inter është imagjinar

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se transferimi i mesfushorit kroat të Real Madridit, Luka Modric, në Inter është i pamundur, duke e quajtur atë “fantasy football”, një video-lojë kjo ky tifozët e futbollit e marrin rolin e trajnerit dhe transferojnë lojtarë.
Gjatë afatit kalimtar të verës ishte përfolur se 33-vjeçari dëshironte të largohej nga Real Madridi dhe t’i bashkohej skuadrës së Interit, gjë e cila nuk ndodhi para se të mbyllej afati kalimtar në fund të gushtit.

Megjithatë, në fundjavë u raportua se Interi është përsëri i interesuar për mesfushorin kroat dhe do të tentojë ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit. Këtë mundësi e ka mohuar drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, i cili kishte thënë se transferimi i Modricit në janar është i pamundur.

Fjalët e Ausilios i ka përsëritur edhe Guardiola, i cili i ka quajtur lajmet për transferimin e Modricit në Interit prodhim i imagjinatës, pasi që sipas tij nuk duhet të flitet për transferime tani që afati kalimtar është i mbyllur.

“Ekziston një gjë e quajtur ‘fantasy football’. Kur flet për një lojtar që do të largohet për vitin tjetër është e pamundur, afati kalimtar është i mbyllur tanimë”, ka thënë Guardiola.

Gjatë verës, vetë agjenti i kroatit kishte thënë se Modrici dëshiron të bëhet ylli i Serisë A në të ardhmen, me skuadrën e Interit. 


(Kosova Sot)