Ylli i Man Unitedit shumë afër rinovimit të kontratës

  • 15 October 2018 - 14:35
Ylli i Man Unitedit shumë afër rinovimit të kontratës

Mbrojtësi i krahut të majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, është shumë afër arritjes së një marrëveshjeve me klubin për ta rinovuar kontratën e tij, raporton Sky Sports News.

Kontrata e 23-vjeçarit skadon verën e vitit të ardhshëm, por ai pritet që ta rinovojë këtë kontratë tani që trajneri Jose Mourinho ia ka besuar pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, transmeton Gazeta Express.

Shaw e kaloi një sezon mjaft të vështirë vitin e kaluar, pasi që ishte ende duke i rikthyer nga një lëndim i tmerrshëm, kur e kishte thyer këmbën e tij. Megjithatë, ai tani e ka rimarrë veten dhe ka startuar të shtatë nga tetë ndeshjet e Premierligës këtë sezon.

Anglezi është vetëm një nga 11 lojtarët e Manchester Unitedit, kontrata e të cilëve përfundon në qershor të vitit 2019. Por, ai është edhe vetëm një nga shumë lojtarëve të cilëve klubi dëshiron t’ia rinovojë kontratën.

Negociatat për kontratë të reja tanimë kanë filluar edhe me portierin spanjoll, David de Gea, dhe sulmuesin francez, Anthony Martial. Në kontratën e këtyre të dyve, “Djajtë e kuq” e kanë opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit, deri në verën e vitit 2020.

Edhe kontratat e Antonio Valencias dhe Ashley Young janë afër përfundimit, por për shkak të moshës së tyre, që të dy janë 33-vjeçar, klubi dëshiron t’ia vlerësojë performancat deri në fund të sezonit para se t’iu ofrojë kontratë të re.

Edhe e ardhmja e disa lojtarëve të tjerë është e pasigurt, si Phil Jones, Chris Smalling, Ander Herrera, Matteo Darmian, Andreas Pereira dhe Juan Mata. 

(Kosova Sot)