Insigne transferohet në Premierligë tek klubi i madh

  • 15 October 2018 - 15:28
Insigne transferohet në Premierligë tek klubi i madh

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ishte i impresionuar me Insignen dhe po ndjek lojtarin.

Futbollisti italian tashmë ka arritur të gjejë pjesën e prapme të rrjetës gjashtë herë në tetë paraqitje të Serie A këtë sezon dhe nëse vazhdon këtë formë të pabesueshme atëherë vlera e tij do të vazhdojë të rritet.

Është e kuptueshme që Napoli nuk ka ndërmend të lejojë që Insigne të largohet nga klubi dhe ta shohë atë si një pjesë kyçe të së ardhmes së tyre.

Liverpool po vëzhgon 27-vjeçarin në këtë fazë dhe mund të bëjë një ofertë për të në merkaton e verës.

 

(Kosova Sot)