Modric: Do të doja të luaja bashkë me Zidanen

  • 15 October 2018 - 15:39
Modric: Do të doja të luaja bashkë me Zidanen

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modricit, ka bërë të ditur se ai do të dëshironte të ishte bashkëlojtar i ish-trajnerit të tij dhe legjendës së futbollit francez, Zinedine Zidane.

Përveç që kishte qenë legjendë e Real Madridit gjatë karrierës së tij si futbollist, Zidane ka arritur ta fitojë të njëjtin status edhe për pozitën e tij si ish-trajner i këtij klubi, pas sukseseve që arriti në vetëm dy sezone e gjysmë me “Los Blancos”.

Francezi kishte shkruar histori me Real Madridi, duke e fituar për tri sezone radhazi titullin e Ligës së Kampionëve, gjë që nuk e kishte arritur asnjë klub në historinë e re të kësaj gare. Megjithatë, në fund të sezonit të kaluar, ai vendosi të largohej dhe në vend të tij erdhi Julen Lopetegui.

Në intervistën e tij për France Football, media e cila e organizon edhe çmimin “Topi i Artë”, Modrici ka bërë të ditur se do të dëshironte të ishte bashkëlojtar i Zidanit, si dhe i ka lavdëruar Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappen.

“Do të doja të kisha qenë bashkëlojtar i Zidanit. Cristiano është një lojtar i cili është shumë më lart se të gjithë të tjerët, dhe Mbappe do të vazhdojë të përmirësohet edhe më tutje”, ka thënë Modrici.

Modrici është një nga 30 kandidatët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”. Këtë vit, ai ka arritur t’i fitojë çmimet e ngjashme nga UEFA dhe FIFA për lojtarin më të mirë të vitit.

 

(Kosova Sot)