Ronaldo Jr shënon gol të mrekullueshëm për Juventusin (Video)

  • 15 October 2018 - 16:02
Ronaldo Jr shënon gol të mrekullueshëm për Juventusin (Video)

I biri i ylli portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo Junior, ka arritur t’i shënojë dy gola në një ndeshje me skuadrën U-9 të Juventusit. Njëra prej tyre ka filluar të shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale për shkak të talentit që shfaqë ai.

Pasi Cristiano Ronaldo u transferua gjatë afatit kalimtar të verës në Juventus nga Real Madridi për 112 milionë euro, edhe i biri i tij, Cristiano Ronaldo Junior, ka filluar të stërvitet në akademinë e klubit.

Fillimisht, Ronaldo e kishte pasur të vështirë derisa u ambientua në ligën e re dhe nuk kishte arritur të shënonte gol në xhirot e para të sezonit të ri të Serisë A. Ndërsa, djali i tij nuk e ka pasur edhe aq të vështirë, pasi që në ndeshjen e parë kishte arritur t’i shënonte katër gola.

Ronaldo ka bërë të ditur se djali i tij i ngjason atij shumë, pasi që edhe ai e urren të humbasë. Madje në një intervistë, Ronaldo ka bërë të ditur se i biri i kishte thënë se do të bëhej më i mirë se ai, e ky ia kishte kthyer duke i thënë se do ta kishte shumë të vështirë ta arrinte një gjë të tillë. 

 

(Kosova Sot)