Princi i Arabisë Saudite dëshiron ta blejë Man Unitedin

  • 15 October 2018 - 16:19
Princi i Arabisë Saudite dëshiron ta blejë Man Unitedin

Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, i cili vlen 964 miliardë euro, është duke planifikuar ta blejë Manchester Unitedit. Ai pritet të takohet gjatë kësaj jave me një person nga bordi drejtues i klubit.

Salman, i cili për momentin e mban pozitën e dytë më të lartë në qeverinë arabe pas mbretit, dëshiron t’i sfidojë pronarët arabë të Manchester Cityt në Premierligë si dhe në Evropë.

33-vjeçari dëshiron ta fillojë karrierën e tij në botën e futbollit dhe e vlerëson klubin anglez, në pronësi në familjes amerikane Glazer, si klubi i përsosur për investimet e tij, raporton The Sun. Kjo blerje mund t’i kushtojë atij mbi 4 miliardë euro, por ka mundësi që ai t’i blejë vetëm një pjesë të aksioneve.

Ende mbetet e paqartë nëse familja Glazer është e gatshme ta shesë klubin. Ata nuk kanë komentuar një gjë të tillë që nga koha kur e kishin blerë atë fillimisht, në vitin 2005. Edhe pse tifozët e klubit nuk i duan ata aspak, deri më tani kjo gjë nuk ka ndikuar te amerikanët.

Vlera aktuale e klubit vlerësohet të jetë rreth 3 miliardë euro, që është më e ulët se vlera që e kishte klubi në muajt paraprak të këtij vitit, 4 miliardë euro. Megjithatë, për t’i bindur Glazerat ta shesin klubin, Salman do të duhet ta bëjë një ofertë më të madhe se kaq.

 

(Kosova Sot)