Trajneri i McGregor: Gabuam në strategji

  • 15 October 2018 - 16:26
Trajneri i McGregor: Gabuam në strategji

John Kavanagh, trajneri i Conor McGregor, ka pranuar se irlandezi i ka telefonuar presidentit të UFC-së, Dana White, që të zhvillojë revanshin me Khabib Nurmagomedov edhe pse dy sportistët janë për momentin të pezulluar pas incidentit që krijuan pas eventit të UFC-229. Kavanagh është njeriu më i besuar i McGregor dhe në një intervistë, ai ka pranuar se ndoshta strategjia që u zgjodh për këtë duel të parë ndaj Khabib ka qenë e gabuar.

“Menduam më shumë për t’u mbrojtur se sa për të sulmuar, duke dalë pak nga karakteri ynë. Dhe gabuam, pasi në nivelin mbrojtës çaluam. Conor pati shanset e tij, por nuk arriti të realizonte goditje të forta. Në rastin e UFC-ja do të konfirmojë revanshin, atëherë do të ndryshoja diçka që në fazën përgatitore. P.sh., do të bëja një fazë përgatitore të qetë mediatike, të tipit “Rocky 3”, në mal, që të shoh te Conor “sytë e tigrit”, duke u parë të gjithë në sy mes nesh”, tha Kavanagh.

 

(Kosova Sot)