Shqipërisë do t'i mungojnë dy lojtarë në ndeshjen ndaj Skocisë

  • 15 October 2018 - 16:49
Shqipërisë do t'i mungojnë dy lojtarë në ndeshjen ndaj Skocisë

Shqipërisë i ka mbetur tashmë vetëm një ndeshje për të luajtur në Ligën e Kombeve, teksa më 17 Nëntor, ora 20:45 do të presë në “Elbasan Arena” Skocinë, në një sfidë ku fitorja është një detyrim. Për këtë sfidë, kuqezinjve do t’i mungojnë Elseid Hysaj dhe Migjen Basha.

Kjo pasi çdo rezultat tjetër përveç 3 pikëve, do të bënte që kuqezinjtë të përfundonin në vendin e fundit të grupit dhe të binin në Ligën D, për edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Gjithsesi mbrëmja e djeshme ishte vërtetë e pafat për kuqezinjtë e Panuccit, pasi përveç humbjes së pamerituar përballë Izraelit, tekniku italian duhet t’i bëjë llogaritë me dy mungesa të sigurta për ndeshjen me Skocinë.

Bëhet fjalë për Elseid Hysajn dhe Migjen Bashën. Dy futbollistë mjaft të rëndësishëm të kuqezinjve, që u ndëshkuan mbrëmë me kartonë të verdhë, dhe për këtë arsye nuk do të jenë në dispozicion të Panuccit për sfidën ndaj skocezëve.


 

(Kosova Sot)