Hije misteri mbi largimin e Vidal nga Kili

  • 03 September 2015 - 13:17
Hije misteri mbi largimin e Vidal nga Kili

Arturo Vidal ka lënë zyrtarisht grumbullimin e Kombëtares së tij që përgatitet për miqësoren me Paraguain, për arsye personale, por ashtu sic insinuon shtypi kilian rikthimi i tij në Gjermani në të vërtetë ishte për motive disiplinare. Këto spekulime mediatike që hedhin baltë mbi sjelljet e tij, ish mesfushori i Juventusit nuk i ka pritur aspak mirë:

“Ne jemi kampionët e Amerikës së Jugut dhe që në grumbullimet e para nisën të përhapen gënjeshtra mbi mua. Fakti që po hedhin baltë mbi emrin tim më bën të ndihem shumë  keq, kjo më lëndon”.

Fillimisht u mendua se mesfushori 28 vjecar vendosi të kthehej në Gjermani tek Bayerni i Mynihut për të qëndruar pranë të birit, i cili gjatë këtyre ditëve duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi vuan nga sëmundja e diabetit, por mbreti Artur e përgënjeshtroi dicka të tillë. Para se të niste fluturimin e tij me destinacion Gjermaninë mesfusori kilian deklaroi se aktualisht djali i tij gëzon shëndet të mirë dhe se largimi i tij lidhej vetëm më disa cëshjte personale që duhej t’i sistemonte, duke lënë kështu sërish hapësira për supozime të ndryshme:
“Luaj në një prej skuadrave më të rëndësishme të botës dhe do të më pëlqente shumë që në vendlindjen time, në Kili, të kishin pak më shumë respekt dhe kujdes për mua. Shpresoj që tani që ndërhyri Federata dhe Valdivia kjo cështje të mbyllet njëherë e mirë.”