Bellew kërcënon: Do ta ndaj në dy pjesë

  • 15 October 2018 - 17:50
Bellew kërcënon: Do ta ndaj në dy pjesë

Boksieri britanik Tony Bellew ka premtuar se do ta “çmontojë” tërësisht ukrainasin Oleksandr Usyk, në duelin për titullin kampion bote të peshës “cruiserweight”, që dy boksierët do të zhvillojnë më 10 nëntor në Manchester.  Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij (15 fitore e asnjë humbje) do të mbrojë titujt e këtij Divizioni në kategoritë WBA, WBC, IBF dhe WBO në këtë sfidë ndaj Bellew dhe konsiderohet favorit. “Nga të gjithë boksierët që ai është përballur në karrierën e tij, unë jam i vetmi që e kam parë në sy. Nuk kam aspak frikë. Unë jam 100% i bindur se do ta mposht, do ta ndaj në dy pjesë”, tha Bellew.

 

(Kosova Sot)