Dzeko: Kam kaluar një periudhë shumë të bukur në Angli

  • 15 October 2018 - 18:03
Dzeko: Kam kaluar një periudhë shumë të bukur në Angli

Janarin e kaluar Edin Dzeko ishte vetëm një hap larg transferimit te Chelsea, por pretendimet e larta të Romës, bënë që blutë e Londrës të heqin dorë nga sulmuesi boshnjak dhe të afrojnë francezin e Arsenalit, Olivier Giroud.

Vetë Dzeko ka luajtur për disa sezone në Premier League, madje ka arritur të fitojë dy herë trofeun me skuadrën e Manchester City-t, për të cilën ka shënuar edhe 72 gola në 189 ndeshje të luajtura.

“Kam kaluar një periudhë shumë të bukur në Angli dhe më pëlqen shumë Premier League. Është një nga kampionatet më të bukura në botë dhe jam krenar që kam luajtur atje”, deklaroi Dzeko.

Tashmë 32-vjeçar, boshnjaku nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer të luajë në Angli, por e pranon se është shumë vonë, duke pasur parasysh edhe moshën e tij.

“Do të rikthehesha me kënaqësi, por nuk besoj se do jetë e mundur, pasi kam përshtypjen se jam pak vonë për një lëvizje të tillë. Gjithsesi për momentin mund të konfirmoj se jam shumë i lumtur te Roma”, mbylli deklaratën e tij Dzeko.

 

(Kosova Sot)