Sonte përballja e madhe Spanjë-Angli

  • 15 October 2018 - 20:22
Sonte përballja e madhe Spanjë-Angli

Spanja dhe Anglia kësaj radhe do ti ballafaqojnë forcat e tyre në Spanjë, ku do të ndeshen në Grupin 4 të Ligës A te Kombeve

Anglia dështoi për të fituar në ndeshjen e parë kundër Spanjës në Wembley, pasi që humbën me rezultat 2-1.

Ata sonte kanë udhëtuar drejt Sevillës për përballjen e dytë kundër Spanjë në Ligën A, derisa para tri dite ata barazuan me Kroacinë në Zagreb 0-0.

Anglia gjendet në vendin e dytë të këtij grupi me një pikë, por që ka golavarazh më të mirë se Kroacia të cilën një muaj më parë e kishte deklasuar Spanja.

Një fitore kundër spanjollëve do ti jepte një mundësi më të mirë Anglisë që të përfundonte e dyta në grup dhe të mbetet në Ligën A, derisa Kroacia do të tenton të bëj diçka në dy ndeshjet e fundit të nëntorit për ta zënë vendin e dytë dhe mbetur në Ligën A të Kombeve.

 

(Kosova Sot)