Largimi i Ronaldos dhe Zidane e la pa fjalë Modricin

  • 15 October 2018 - 20:31
Largimi i Ronaldos dhe Zidane e la pa fjalë Modricin

Mesfushori i Los Blancos, i cili ishte lidhur me një largim të tij në verë, ka pranuar se ai kurrë nuk kishte pritur që këto dy fytyra të largohen nga kryeqyteti spanjoll

Luka Modrc ka pranuar se ai “nuk e ka pritur” largimin e Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidane nga Real Madridi gjatë verës dhe nuk ka prit kaq shumë ndryshime në Santiago Bernabeu.

Fundi i sezonit 2017-18 shënoi edhe fitoren e tretë me radhë të trofeut të Ligës së Kampionëve për Los Blancos.

Ikona e klubit Zidane ishte i pari që u largua nga posti i tij drejtues, menjëherë pas këtij suksesi, me Ronaldon që e përcolli largimin e tij për 100 milionë euro në Juventus.

Modric, po ashtu u lidh me një kalim te gjiganti i Serie A, Inter, por mbeti në skuadër për t’u drejtuar nga Julen Lopeteguie.

“Nuk kam pritur që të largohej as njëri nga këta dy; Nuk kam menduar që Zidane do të largohet e njëjtë edhe Ronaldo”, ka pranuar ai derisa a mbetur i befasuar me largimin e trajnerit legjendar dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë, për France Football.

“Në fakt kur thashethemet për Cristianon u paraqiten, ne vëmë baste me njëri-tjetrin që ai do të rrinte, por të gjithë në fund vendosin për fatin e tyre”.

Me Ronaldon e larguar nga Madridi, Modric ka mbetur njëri prej yjeve global në këtë skuadër pasi që ka fituar edhe çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA për sezonin që lamë pas.

Ai po ashtu është favorit për ta marrë Topin e Artë më 2018, por kroati insiston se ai ka disa ngjashmëri me njeriun të cilët ai ndoqi hapat e tij.

Modric e konsideron vetveten më shumë si “të turpshëm” së Ronaldo dhe nuk i “pëlqen që të ekspozohet në media”, derisa ai preferon “thjeshtësinë”.

Megjithatë, ai është bërë një idol për të tjerët dhe konsiderohet një hero për shumë kënd.

33 vjeçari pranon se ai ka ikonat e tij, megjithatë dhe pranon që për të do të ishte kënaqësi që të luante krah legjendës së vendit të tyre sa ishte ai trajner.  

“Ai ishte hero në skuadrën e Kroacisë”, ka thënë Modric për dëshirën e tij për të punuar me Zvonimir Boban.

“Isha më fat që ishte ai trajner dhe ne kemi jetuar disa nga momentet më të jashtëzakonshme me të në Real Madrid, ndonjëherë ai luante krah neve dhe ishte e jashtëzakonshme sa ishte ai elegant kur luante në fushë”. 

 

(Kosova Sot)