Deschamps: Henry i ka të gjitha që të jetë një trajner i mirë

  • 15 October 2018 - 22:09
Deschamps: Henry i ka të gjitha që të jetë një trajner i mirë

Trajneri i Francës dhe ish shoku i skuadrës së Henry ka thënë se tekniku i sapoemëruar i Monacos ka tashmë përvojë në karrierën e tij të re menaxheriale

Trajneri i Francës, Diedier Deschamps ka thënë se Thierry Henry, i cili u emërua trajner i Monacos, i ka të gjitha që janë të nevojshme që të jetë trajner i mirë.

“Thierry është gati”, tha Deschamps për TF1. “Ai i ka të gjitha që të jetë një trajner i mirë”.

“Ai e ka vënë vetën në një projekt interesant, joshës ku do të këtë përgjegjësi. Do të jetë aftësi e tij se si ta drejtojë këtë skuadër”.

Deschamps, i cili ishte kapiten i Francës në fitoren e parë të Botërorit më 1998, po ashtu e kishte filluar karrierën si trajner në Monaco, në vitin 2001.

“Sezoni i parë ishte shumë i komplikuar”, tha ai, duke shpresuar dhe “dhënë kurajo për sukses të madh”, Henrys aty.

 

(Kosova Sot)