Anglia, leksione Spanjës në Sevillë

  • 15 October 2018 - 23:36
Anglia, leksione Spanjës në Sevillë

Anglia ka arritur një fitore të rëndësishme sonte kundër Spanjës pasi që e ka mposhtur atë me rezultat 3-2 si vendas. Pasi humbën në Wembley të Italisë, anglezët sonte nuk dështuan dhe arritën një fitore të madhe pasi që kjo i betonon ata në vendin e dytë në grup

Anglia e ka deklasuar Spanjën në Sevilla sonte duke e mposhtur me rezultat 3-2, në një pjesë të parë ku anglezët shkëlqyen dhe e nokautuan Spanjën.

Pjesa e parë ishte ajo që bëri diferencën në këtë takim.

Anglia serinë e golave e fillojë me Sterling në minutën e 16’të me Raheem Sterling që shënoi një gol të bukur.

Pas 15 minutave lojë, Anglia shënon edhe njëherë. Kësaj here ishte Rashford që nuk gaboi dhe shënoi për anglezët.

E pak para se të përfundonte pjesa e parë, rezultatin komod Anglisë ja dha përsëri Sterling që shënoi në minutën e 38’të.

Në pjesën e dytë Spanja u përpoq por krejt çka arriti ishte një gol në minutën e 59’të nga Alcaser, i cili është në superformë kohëve të fundit.

Spanja shënoi edhe një gol në minutën e gjashtë shtësë, kësaj radhe me Sergio Ramosin.

Kjo është fitorja e parë e Anglisë në këtë garë, pasi barazoi dhe humbi me Spanjën në Angli.

Vendin e parë të këtij grupi duket se do ta vendos Kroacia, e cila e pret Spanjën në Zagreb në nëntor dhe i shkon Anglisë në të njëjtin muaj në ndeshjen e kthimit. 

 

(Kosova Sot)