“Bayern vazhdon ta monitoron Underin”

  • 16 October 2018 - 00:03
“Bayern vazhdon ta monitoron Underin”

Turku 21 vjeçar është duke u kërkuar me të madhe pasi që shikohet si pasues i Arjen Robben në Bavari

Ish shefi i klubit të Cengic Under ka insistuar së Bayern Munich janë duke e monitoruar nga afër sulmuesin e Romës dhe Turqisë.

“Bayern Munich janë duke e përcjell nga afër Cengizin”, ka thënë Mehmet Ozkan për Gazzetta dello Sport.

“E tëra që mund të theme është se ai do të largohet atje për shumë para”.

Bayern mund të përballet me garë për turkun, me drejtorin sportiv të Romës, Monchi që ka konfirmuar interesin e Barcelonës për të në mars. Megjithatë, Monchi ka insistuar që ai nuk është për shitje pasi që klubi italian e parashikon atë si një anësorë për kohë te gjatë tek ta.,

“Është e vërtetë që Barcelona ka shprehur interes për lojtarin”, kishte thënë Monchi në një intervistë për Radyospor.

"Bayram Tutumlu [agjenti i Under] ka lidhje të forta me Barçën dhe ai ka thënë se definitivisht ka interes nga Barcelona për lojtarin.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë për lojtarin por nuk është befasi për mua nëse ai përcillet nga ta-ai është lojtar i ri, i talentuar i cili shënon shumë gola”.

“Qëllimi i jonë është që Cengiz të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne sepse ai është i ri dhe ka të gjitha kualitet që duhet për këtë”.

Under ka shënuar pesë herë për Romën në Serie A deri me tani këtë sezon dhe ka shënuar një gol. Ai po ashtu shënoi një gol në Ligën e Kampionëve në fitoren e thellë 5-0 kundër Viktoria Plzen derisa startoi në humbjen 3-0 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë hapëse.

 

(Kosova Sot)