Neymar i lumtur që Messi do të mungojë kundër Brazilit

  • 16 October 2018 - 09:36
Neymar i lumtur që Messi do të mungojë kundër Brazilit

Neymar është i lumtur që Brazili nuk do të ballafaqohet me Lionel Messin në takimin miqësor ndaj Argjentinës të martën në Arabinë Saudite.

Messi nuk është përfshirë në skuadrën e Lionel Scalonit përsëri për ndeshjet e Argjentinës, me spekulimet për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar pas Botërorit zhgënjyes në Rusi që vazhdojnë e rriten.

Neymari e di se mungesa e ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona është humbje e madhe për spektatorët që do ta shikojnë këtë takim në Arabinë Saudite, por ndien se kjo do t’i japë Brazilit një mundësi më të madhe për të triumfuar ndaj rivalëve argjentinas.

Megjithatë, sulmuesi i Paris Saint-Germainit insiston se Argjentina ka shumë cilësi gjithsesi, duke e cituar emrin e Paulo Dybalas si shembull të talenteve që radhën e argjentinasve.

“Për ata që e duan futbollit, mungesa e Messit është humbje e madhe. Por, për ne është gjë e mirë”, tha Neymar në konferencë para ndeshjes.

“Megjithatë, ne nuk i nënvlerësojmë asnjëherë cilësitë e Argjentinës, apo lojtarët që i kanë në skuadër. Argjentina e ka Dybalan, një lojtar që më pëlqen shumë, prandaj do të jetë ndeshje e vështirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)