Griezmann po punon shumë shkaku i Messit dhe Ronaldos

  • 03 September 2015 - 13:58
Griezmann po punon shumë shkaku i Messit dhe Ronaldos

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka thënë se është duke punuar shumë që të jetë në një nivel me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Francezi është duke e shijuar kalimin nga mesfushori i krahut në një sulmues duke shënuar 25 gola.

“Klubi ka bërë mirë duke nënshkruar me disa lojtarë shumë të mirë, por skuadra nuk duhet të harrojë punën që duhet të bëjmë në çdo ndeshje”, ka thënë ai.

“Nuk i kam vënë vetit një qëllim se sa gola do të shënoj, por do të doja të shënoja ëm shumë se 25 që shënova sezonin e shkuar. Po punoj shumë që të krahasohem me Messi dhe Ronaldon”, tha reprezentuesi francez.

Atletico Madrid do të provë përsëri të prish luftën dyshe për titull të Barcelonës dhe Atletico Madridit.