Ramos kërkon që Spanja t’i besojë ekipit të Enriques

  • 16 October 2018 - 10:12
Ramos kërkon që Spanja t’i besojë ekipit të Enriques

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, shpreson se spanjollët do t’i besojnë skuadrës së Luis Enriques, edhe pas humbjes kundër Anglisë në shtëpi.

Spanja u mposht në shtëpi nga Anglia me rezultat 3-2 të hënën. Në pjesën e parë, spanjollët pranuan tri gola, dy nga Raheem Sterling dhe një nga Marcus Rashford. Pastaj në pjesën e dytë, Paco Alcacer dhe Sergio Ramos arritën ta ngushtojnë rezultatin për Spanjën.

Spanjollët u mposhtën në shtëpi në një ndeshje me karakter garues për herë të parë që nga viti 2003, duke i dhënë kështu fund serisë prej 38 ndeshjeve të pamposhtur. Kjo ishte humbja e parë kundër Anglisë në shtëpi që nga viti 1987.

“Anglia është një kundërshtar i klasit botëror dhe ata kanë lojtarë shumë të rrezikshëm. Ne kishim po aq shumë minuta sa ata për t’i shënuar tri gola dhe gjëja më pozitive ishte reagimi i skuadrës”, ka thënë Ramos, i cili shënoi në minutën e 97-të.

“Bukuria e futbollit është se na jep mundësi për t’i kthyer gjërat në të mirën tonë. Ne e harruam pjesën e parë të ndeshjet dhe, në fund, reagimi ynë ishte shumë pozitiv”.

“Duhet ta falënderoj këtë qytet, i cili është një vend i mrekullueshëm për të luajtur dhe ata na lanë të mahnitur kështu që është turpëruese që nuk arritën ta kthejmë rezultatin për ta. Shpresoj se njerëzit do të kenë ende besim në këtë grup”.



(Kosova Sot)