Spanja me rekord të padëshirueshëm pas humbjes ndaj Anglisë

  • 16 October 2018 - 10:15
Spanja me rekord të padëshirueshëm pas humbjes ndaj Anglisë

Spanja mund të ketë qenë në formë të shkëlqyer para ndeshjes ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve, por “Tre luanët” i sollën me këmbë në tokë spanjollët në pjesën e parë të hënën në Sevilla.

Spanja u fut në këtë takim pas tri fitoreve radhazi që prej eliminimit nga Kupa e Botës verës në Rusi, përfshirë nëj fitore ndaj Anglisë në “Wembley”, si dhe një turpërim që ia shkaktoi finalistes Kroacisë 6-0 në dy ndeshjet e saj të para në Ligën e Kombeve.

U duk se forma e lartë e spanjollëve do të vazhdonte pas fitores bindëse 4-1 ndaj Uellsit në miqësoren e të enjtes, megjithatë gjërat ndryshuan të hënën ndaj Anglisë.

Një dy golësh nga Raheem Sterling dhe një nga Marcus Rashford i dhanë anglezëve epërsinë prej tri golave në pjesën e parë.

Kjo është diçka që nuk është pritur dhe që nuk i ka ndodhur kurrë më parë Spanjës. Kjo ishte hera e parë që Spanja i pranon tri gola në shtëpi në një ndeshje garuese, e lerë më në pjesën e parë.



(Kosova Sot)