Liverpool po e konsideron transferimin e Insignes

  • 16 October 2018 - 10:26
Liverpool po e konsideron transferimin e Insignes

Jurgen Klopp duket se ka filluar që të mendoj për përforcimet e reja të afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp është duke e konsideruar transferimin e sulmuesit e Napolit, Lorenzo Insignes.

Kështu së paku raporton televizioni italian Rai Sport, e cila pohon se The Reds po kërkojnë që të shtojnë në radhët e veta më shumë kreativitet.

Insigne realizoi golin e vetëm të fitores kundër Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, italianët do të kërkonin një pagesë të madhe për ta lënë të lirë top-golashënuesin e këtij sezoni të napolitanëve, i cili ka kaluar tetë sezone në ekip pas ardhjes nga akademinë e klubit.

Të Kuqtë gjithashtu janë në kërkim edhe të një mesfushori kreativ dhe një shkatërruesi të mesfushës.

Ndryshe, Liverpooli është në pozitë të dytë të renditjes tabelore të Ligës Premier në saje të gol dallimit më të keq se lideri Manchester City. 

(Kosova Sot)