Busquets e gjuan gjyqtarin me top,pastaj i kërkon falje

  • 16 October 2018 - 11:14
Busquets e gjuan gjyqtarin me top,pastaj i kërkon falje

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak, ishte në qendër të polemikave gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Anglisë për shkak se nuk e kishte pranuar kërkesën e spanjollëve për akordimin e një penalltie. Ai kishte marrë mjaft vëmendje edhe pas ndeshjes, kur Sergio Busquets e kishte goditur topin drejt tij.

Gjyqtari e kishte përfunduar ndeshjen menjëherë pas golit të Sergio Ramosit në minutën e 97-të, dhe Busquets e kishte shprehur zhgënjimin e tij duke e goditur topin në drejtim të gjyqtarit.

Megjithatë, topi nuk e kishte goditur Marciniakun dhe Busquets kishte shkuar për t’i kërkuar falje gjyqtarit, me të cilin kishte diskutuar edhe disa herë të tjera me mjaft nervozë edhe gjatë ndeshjes.

 Spanja u mposht në shtëpi nga Anglia me rezultat 3-2 të hënën. Në pjesën e parë, spanjollët pranuan tri gola, dy nga Raheem Sterling dhe një nga Marcus Rashford. Pastaj në pjesën e dytë, Paco Alcacer dhe Sergio Ramos arritën ta ngushtojnë rezultatin për Spanjën.

Spanjollët u mposhtën në shtëpi në një ndeshje me karakter garues për herë të parë që nga viti 2003, duke i dhënë kështu fund serisë prej 38 ndeshjeve të pamposhtur. Kjo ishte humbja e parë kundër Anglisë në shtëpi që nga viti 1987.

Image

 

 


(Kosova Sot)