Kush e do Dzekon?

  • 16 October 2018 - 11:52
Kush e do Dzekon?

Rikthimi në Premier League për Edin Dzekon duket se është në prag, pasi për sulmuesin kanë shfaqur interes të paktën 3 skuadra nga kampionati antglez.

Boshnjaku 32-vjeçar ishte shumë pranë transferimit te Chelsea në janar, por marrëveshja dështoi dhe sulmuesi mbeti në Romë.

Gjithsesi tashmë situata ka ndryshuar dhe drejtuesit e Romës kanë ndërmend të afrojnë të tjerë lojtarë në repartin e avancuar, ndaj janë të hapur për shitjen e boshnjakut.

Southampton, Crystal Palace dhe Cardiff janë skuadrat që kanë kërkuar informacion te klubi Italian për Dzekon, dhe janë gati të bëjnë ofertën zyrtare për të marrë boshnjakun që në janar.

Vetë sulmuesi në një intervistë për mediat boshnjake pranoi se do të dëshironte një rikthim në premier League, ku ka luajtur për disa sezone me Manchetser Cityn dhe ka fituar dy herë kampionatin.

 

(Kosova Sot)