De Bruyne ishte afër Bayernit

  • 03 September 2015 - 14:36
De Bruyne ishte afër Bayernit

Kevin De Bruyne është tashmë futbollist i Manchester Cityt, por në ditët e fundit të gushtit ishte shumë pranë kalimit te Bayern Munich.

Agjenti i mesfushorit belg, Patrick De Koster, ka zbuluar se Bayerni ishte shumë i interesuar në blerjen e De Bruyne, edhe pse në fund ‘qytetarët’ arritën ta blinin për 74 milionë euro, transmeton Telegrafi.

“Mësuam se Bayerni ishte i interesuar dhe për këtë arsye i telefonova Wolfsburgut. Më pas gjërat avancuan me shpejtësi, por Bayerni vendosi të mos i vazhdonte bisedimet. Nuk e përdora Bayernin për të rritur çmimin, thjesht ishin shumë klube të interesuar, mes tyre edhe PSG, ndërsa në fund garën e fitoi City”, shpjegon De Koster.

“Ishte mahnitëse, si në filma. Fluturuam me avionë privatë, na merrnin me limuzina. Menduam se do kishim vështirësi për të gjetur shtëpi të re, numra telefoni, llogari bankare, makinë... por brenda 3 orësh gjithçka ishte rregulluar. E pabesueshme”, tha De Koster.

De Bryne është njëri nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit.