Juventus ka gati plot 50 milionë euro për talentin holandez

  • 16 October 2018 - 12:10
Juventus ka gati plot 50 milionë euro për talentin holandez

Juventusi ka interesim serioz për Matthijs De Ligt. Sipas “Tuttosport”, në fakt, edhe vlerësimi prej 50 milionë eurosh, që Ajax i ka bërë lojtarit të vet, nuk i frikëson bardhezinjtë. Këta të fundit, me vendosmëri po i qasen mbrojtësit hollandez, i cili është objektiv madhor edhe për Barcelonën.De Ligt do të ishte profili i përsosur i lojtarit për të rinovuar repartin e pasmë të Allegrit (ai mbushi 19 vjeç në gusht), pa humbur në aspektin e cilësisë dhe besueshmërisë. Në fakt, në De Ligt është tentuar disa herë nga Barcelona, që ka ndërmend të bëjë një ofertë edhe në janar për të, por Juventusi ka ndihmën e menaxherit Mino Raiola.Marrëdhëniet ndërmjet agjentit të djaloshit të talentuar dhe klubit të Juventusit janë të shkëlqyera. Pesha në rritje e Pavel Nedved brenda hierarkisë së Juventusit mund t’i lehtësojë negociatat. Alternativat për De Ligt, megjithatë, nuk mungojnë, pasi, sipas “Corriere dello Sport”, në muajt e ardhshëm Juventusi do të vlerësojë me vëmendje të madhe rritjen e dy mbrojtësve të rinj: Nikola Milenkoviç dhe Joachim Andersen.

Mbrojtësi i Fiorentinës, 21 vjeç, pëlqehet për fleksibilitetin e tij taktik dhe mund të largohet nga vjollcët për rreth 35 milionë euro. Mbrojtësi i Sampdorias, 22 vjeç, kushton rreth 10 milionë euro më pak. Thënë më shkurt, “gjuetia” për trashëgimtarin e Andrea Barzagli sapo ka filluar.

 

(Kosova Sot)