Lacazette: Premierliga ka më shumë spektatorë se tifozë

  • 16 October 2018 - 12:21
Lacazette: Premierliga ka më shumë spektatorë se tifozë

Sulmuesi francez i Arsenalit, Alexandre Lacazette, e ka pranuar se atij tashmë ka filluar t’i mungojë paska futbolli në Ligue 1, duke thënë se atmosfera në stadiumet franceze është më e mirë se në Premierligë.

Lacazette tanimë e ka filluar sezonin e tij të dytë në Arsenalit, pasi që u largua nga Lyonin dhe iu bashkua klubit të stadiumit Emirates për 60 milionë euro, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2017.

Ai është përshtatur me futbollin në Angli mjaft mirë dhe mjaft shpejt, dhe tanimë ka arritur t’i shënojë pesë gola dhe t’i bëjë tri asiste gjatë sezonit të ri të Premierligës, duke i ndihmuar skuadrës së tij të radhitet e katërta në ligë, vetëm dy pikë më pak se klubi në vendin e parë, Manchester City.

27-vjeçari është duke e shijuar jetën e tij me topçinjtë e Londrës, megjithatë e ka pranuar se atmosfera në stadiumit e atdheut të tij është më e mirë sesa në stadiumet në të cilat është duke luajtur për momentin.

 “Më mungon atmosfera në Ligue 1. Në Angli, tifozët janë më shumë spektatorë sesa mbështetës. Atmosfera në stadiumet franceze është më e mirë se këtu”, ka thënë Lacazette.

Lacazette shkëlqeu në Francë me Lyonin, për të cilët kishte arritur t’i shënonte 129 gola në 275 paraqitje, para se të transferohej në Angli. 

 

(Kosova Sot)