Spanja do të gjobitet nga UEFA, tifozët e fishkëllyen himnin e Anglisë

  • 16 October 2018 - 12:20
Spanja do të gjobitet nga UEFA, tifozët e fishkëllyen himnin e Anglisë

Pasi që tifozët e Kombëtares së Spanjës e kishin fishkëllyer himnin e Kombëtares së Anglisë para ndeshjes së mbrëmshme, Spanja tani pritet të gjobitet nga UEFA, si dhe pritet të marrë edhe paralajmërim për ndeshjet e radhës.

Trupi qeverisës i futbollit të Evropës, UEFA, pritet ta ndëshkojë Federatën e Futbollit të Spanjës pasi që tifozët spanjollë i kanë thyer rregullat e tyre vazhdimisht gjatë ndeshjeve.

Spanja ishte gjobitur edhe më parë, pasi që tifozët e kishin fishkëllyer himnin kombëtar të Irlandës në ndeshjen e vitit 2010 për Kampionatin Evropian, dhe përkundër kërkesave në Stadiumin Benito Villamarin për respektimin e kundërshtarit, tifozët vazhduan ta fishkëllejnë himnin e Anglisë.

Shuma e kësaj gjobe do të varet nga raporti i delegatëve të UEFA-s, por pasi që kjo organizatë vazhdimisht e thekson se respekti është një nga principet bazë të saj, atëherë gjoba pritet të jetë mjaft e lartë.

Shqetësimi kryesor për Spanjën është akuza e mundshme për racizëm, gjë për të cilën u akuzua edhe Polonia qysh në javën e parë të Ligës së Kombeve. Nëse tifozët e Spanjës vazhdojnë të shkelin rregullat, atëherë UEFA mund ta detyrojë Spanjën të luajë në stadiume pa tifozë. 

(Kosova Sot)