Meite i Torinos në radarin e Interit

  • 16 October 2018 - 12:54
Meite i Torinos në radarin e Interit

Soualiho Meite pëlqehet shumë nga Interi.

Sipas FcInterNews.it klubi zikaltër është duke e ndjekur me kujdes francezin që iu bashkua Torinos në verën e 2018.

Flitet se Torino e vlerëson lojtarin në mes 12 dhe 15 milionë euro, por vlera e tij mund të rritet nëse ai vazhdon me paraqitje të mira.

Meite iu bashkua klubit italian nga Monaco për pas huazimit të suksesshëm për gjysmë sezoni te Bordeaux.

Në të kaluarën mesfushori ka qenë pjesë e Lille dhe Auxerre.

Në katër paraqitje për Torinon në Serie A lojtari ka shënuar dy gola, njërin nga ata ndaj Interit në barazimin 2-2.

Golin tjetër e ka shënuar ndaj Udineses në barazimin 1-1. 

(Kosova Sot)