Barca përgatitet ta zëvendësojë Luis Suarezin me Firminon

  • 16 October 2018 - 12:55
Barca përgatitet ta zëvendësojë Luis Suarezin me Firminon

Barcelona ka filluar të mendojë për përforcimet e reja që do t’i bëjë gjatë afatit kalimtar të verës.

Katalunasit po fillon të vendosë terrenin që përfundimisht ta zëvendësojë sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, i cili tashmë është 31-vjeçar.

Spanjollët po përgatisin që ta transferojnë sulmuesin e Liverpoolit, Firmino, i cili është prioritet kryesor i blaugranave.

Shefi i Okdiario, Eduardo Inda, duke folur për El Chiringuito de Jugones, zbuloi se Firmino i ishte rekomanduar shefave të Barcës ashtu sikur se edhe me rastin e Philippe Coutinhos e The Redsave.

“Është e gjitha për Firminon, lojtarin e Liverpoolit”, tha ai duke shtuar “Unë kam thënë tashmë se Luis Suarez shihet si lojtar i së kaluarës dhe ata po konsiderojnë të bëjnë të njëjtën veprim si me Coutinhon, por unë mendoj se në fund të sezonit do të ketë ndryshime”, tha Inda.

Kujtojmë se kampioni aktual i La Ligas vite më parë kishte transferuar prej Liverpoolit, Suarezin, i cili ishte në kulmin e karrierës futbollistike.

Ndryshe, Barcelona gjithashtu është duke kërkuar edhe shërbimet e disa prej lojtarëve të mbrojtjes.

(Kosova Sot)