“Mjaft e lavdëruat Busquetsin, s’është më i mirë se Dier”

  • 16 October 2018 - 13:27
“Mjaft e lavdëruat Busquetsin, s’është më i mirë se Dier”

Ish-trajneri i Anglisë, Sam Allardyce, ka thënë se ylli i Barcelonës, Sergio Busquets, nuk është më i mirë se ylli i Tottenhamit, Eric Dier, dhe për këtë arsye duhet të ndalojnë lëvdatat për spanjollin.

Mbrëmë në stadiumin në Sevilla, u përballën Kombëtarja e Spanjës me Kombëtaren e Anglisë. Ndeshjen e fituan “Tre Luanët” me rezultat 3-2, pasi kishin kaluar në epërsi prej tri golave qysh në pjesën e parë të ndeshjes.

Përderisa Busquets nuk arriti të ndikonte shumë në ndeshje me performancën e tij, në anën tjetër Dier ishte një nga lojtarët e Anglisë që e ndikoi ndeshjen më së shumti, duke punuar shumë për të mos e lejuar Spanjën të bënte lojën me pasime të shumta.

“Lëvdatat për Busquets duhet të ndalojnë. Ai nuk është më i mirë ose më i keq se Eric Dier, për mua. Busquets është mesfushor defansiv, i cili i ndalon aksionet e kundërshtarëve, e pason topin shpejt dhe është inteligjent”, ka thënë Allardyce.

“Por, nuk është më shumë se kaq, por ai lavdërohet shumë për këtë gjë. Përderisa Eric Dier bën punë të ngjashme, por ai nganjëherë edhe kritikohet për këtë gjë. Ai e ka kapacitetin për të qenë i njëjtë me Busquets”.

“Busquets ka qenë një lojtar i mrekullueshëm për Spanjën dhe Barcelonës, mos më keqkuptoni. Ai është një lojtar shumë efektiv dhe është zgjedhja e parë për secilin trajner që luan thjesht. Por, atë e lavdërojmë si gjeni, ndërsa lojtarin tonë e kritikojmë. Dier ishte më i mirë se Busquets mbrëmë”.



(Kosova Sot)