50 Centi e tall brutalisht ekipin e Khabibit, ky i fundit i reagon ashpër

  • 16 October 2018 - 13:52
50 Centi e tall brutalisht ekipin e Khabibit, ky i fundit i reagon ashpër

Khabibi Nurmagomedovit nuk i ka pëlqyer aspak tallja që reperi amerikan 50 Cent i ka bërë menaxherit të tij në rrjetet sociale.

Kampioni i peshave të lehta në UFC i ka kërkuar reperit amerikan të mos flasë asnjëherë keq për, siç e ka quajtur ai, vëllain e tij Ali Abdelaziz.

50 Centi po bën përpjekje ta bindë Khabibin ta braktisë UFC-në duke i ofruar 2 milionë dollarë për të luftuar në MMA.

43-vjeçari publikisht e përkrahu Khabibin pas meçit me Conor McGregorit javë më parë.

50 Centi tani ka shkruar një reagim ndaj një artikulli të TMZ-së, sipas të cilit menaxheri i Nurmagomedovit, Ali Abdelazizi, kishte thënë se klienti i tij nuk largohet nga UFC për më pak se 50 milionë dollarë.

“Dreqin, çfarë kostumi i shëmtuar!” shkroi ai në një status tashmë të fshirë.

Nurmagomedovi e ka vërejtur këtë dhe i ka reaguar menjëherë reperit amerikan me një mesazh të thjeshtë: “Kurrë mos fol keq për vëllain tim”.

(Kosova Sot)