Interi ia mbyll dyert dështakut të Barcelonës

  • 16 October 2018 - 14:12
Interi ia mbyll dyert dështakut të Barcelonës

Mediat italiane raportojnë se agjentët e anësorit brazilian Malcom janë duke bërë përpjekje ta transferojnë atë në Itali, por Interi ia ka mbyllur dyert brazilianit.

Zikaltrit ishin tejet të interesuar në Malcomin gjatë verës, por hoqi dorë pasi u duk se Roma i kishte siguruar shërbimet e tij.

Romës, në fakt, iu pranua oferta nga Bordeauz dhe vetë Malcom ishte përgatitur të fluturonte drejt Italisë për t’i kryer testet mjekësore.

Përkundër faktit se të dy klubet e kishin bërë publike arritjen e marrëveshjes, Barcelona e rrëmbeu Malcomin në momentet e fundit dhe braziliani kaloi në Camp Nou.

Por, 21-vjeçari ka luajtur vetëm 25 minuta në dy ndeshje që vinte nga stoli deri tani këtë sezon, dhe madje nuk ka qenë as pjesë e skuadrës së Ernesto Valverdes në javët e fundit.

Sipas Calciomercato.com dhe CalcioNeës24, agjentët e Malcomit e kanë kontaktuar Interin për t’ia ofruar shërbimet e lojtarit.

Zikaltrit menjëherë kanë thënë jo, duke ia mbyllur dyert Malcomit, pasi tani kanë Matteo Politanon dhe Keita Balde Diaon në atë pozitë.

(Kosova Sot)