Kampioni i bilardos: Si mund të mos e dashurosh lojën e Messit, është si në ëndërr

  • 16 October 2018 - 14:46
Kampioni i bilardos: Si mund të mos e dashurosh lojën e Messit, është si në ëndërr

Numri tre dhe kampioni në fuqi i bilardos, Ronnie O’Sullivan, e ka lartësuar yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se ta shikosh atë duke luajtur është ëndërr.

O’Sullivan foli në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, para turneut të bilardos English Open, ku mes tjerash i thuri lavde edhe Messit, i cili nga shumë konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Anglezi e pranoi se është adhurues i sporteve në përgjithësi dhe se i pëlqen t’i shikojë sportet më të bukura, në veçanti, lojën e gjeniut të Barcelonës.

“Si ka mundësi që dikujt të mos i pëlqej ta shikojë Lionel Messin duke luajtur futboll; është si të shohësh ëndërr”, tha O’Sullivan.

“Ai e zotëron topin aq mirë dhe është mirë të jetosh në një kohë kur je në gjendje ta shikosh duke luajtur dike si ai çdo javë”, shtoi ai.

“Unë jam adhurues i madh i sporteve dhe natyrisht i përcjell ata që luajnë bukur. Ai e zhvillon lojën ndryshe. Të gjithë luajnë futboll... dhe nuk e di çfarë loje bën Messi, por e tij është shumë më ndryshe se e tjerëve”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)