Morata: Rrjetet sociale po na vështirësojnë jetën si futbollist

  • 16 October 2018 - 14:51
Morata: Rrjetet sociale po na vështirësojnë jetën si futbollist

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata beson se futbollistët po “humbasin” vlerat e tyre për shkak të ndikimit të mediave sociale.

Spanjolli ka kaluar një kohë të vështirë në Stamford Bridge që kur ka u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Real Madridi.

Ai ka zbuluar se shumë shpesh lojtarët mendojnë ta braktisin futbollin pasi që jeta u është vështirësuar që nga zbulimi i telefonave të mençur dhe rrjeteve sociale.

“Futbollistët kanë të njëjtat probleme të njerëzve të zakonshëm, ndoshta më shumë sepse ndonjëherë paraja dhe fama mund të jenë një problem”, tha Morata për El Mundo.

“Shumë njerëz mendojnë se jeta jonë është e përkryer dhe që kemi privilegje, por ndonjëherë paraja mund të jetë problem, ndonjëherë edhe me familjen tënde. Sigurisht, paratë ndihmojnë, por ndonjëherë futbollistët nuk kanë përvojën e duhur për të menaxhuar anën ekonomike. Ju duhet të ndihmoni miqtë që nuk bëjnë zgjedhjet e duhura”.

“Pastaj Instagrami, për shembull, gjithmonë duhet të shfaqesh i qeshur, duhet ta tregosh lumturinë e rreme kur je i trishtuar. Shumica e herë ju gjeni veten të rrethuar nga celularët e njerëzve që duan të marrin një foto me ju”, tha Morata.

Ndryshe, Alvaro nuk po mund ta marrë veten as këtë sezon me skuadrën e Chelseat, ku të shumtën e kohës po qëndron në bankën rezervë. 

(Kosova Sot)