Çfarë i tha Fergusoni - Beckhamit, pasi e goditi me këpucë në kokë?

  • 16 October 2018 - 15:12
Çfarë i tha Fergusoni - Beckhamit, pasi e goditi me këpucë në kokë?

Probleme të ndryshme pas lojës së futbollit ndodhin brenda ekipeve, por jo gjithmonë bëhen të ditura ato probleme.

Por të gjithë e dinë se çfarë ndodhi kur Sir Alex Ferguson e goditi me këpucë futbolli sulmuesin e atëhershëm të Manchester United, David Beckham.

Për momentin, duket se nuk ka asnjë lojtar në dhomën e veshjes të Manchester United me të cilin Jose Mourinho nuk është fjalosur.

Paul Pogba është natyrisht i pari që të bie ndërmend kur është fjala për mospajtimet dhe fjalosjet që Mourinho po ka aktualisht me lojtarët.

Shumë njerëz mund të mendojnë se përleshje të tilla mes lojtarëve dhe menaxherëve nuk ka pasur ndonjëherë dhe se kjo është diçka e shpikur nga Jose, por gjëra të tilla në Old Trafford kanë ndodhur edhe më parë – madje gjithë kohën me Sir Alex Ferguson.

Problemi më i famshëm ishte mes Fergie dhe David Beckham, sidomos kur Ferguson e goditi atë me këpucë futbolli në fytyrë, pas humbjes në FA Cup. Duke shkruar në autobiografinë e tij, përmes Mirror, Fergie shpjegoi incidentin duke përfshirë atë që ai i tha atij pas incidentit.

“Ai ishte diku 3m larg meje. Mes nesh në dysheme qëndronin një palë këpucë. David u betua. Unë u nisa drejt tij dhe sapo u afrova e godita me këpucë”, shkroi Fergie.

“E godita pak mbi sy. Natyrisht ai u nis drejt meje për të ma kthyer por lojtarët e ndalën atë. ‘Ulu’, i thash. ‘E ke lënë ekipin të humb. Mund të fjalosesh sa të duash”.

76 vjeçari shpjegoi gjithashtu se e dinte se pas këtij incidenti duhej ta shiste Beckhamin, i cili po kërkohej nga Real Madrid, duke shtuar:

“Të nesërmen kjo ngjarje ishte në shtyp. Në publik ishte theksuar dëmi i shkaktuar nga këpuca. Ato ditë i thash bordit se David duhet të shkonte”.

“Mesazhi im ishte i njohur për anëtarët e bordit të cilët më njihnin. Minutën që një lojtar i Manchester United mendonte se ishte më i madh se menaxheri, ai duhej të shkonte”.

“Unë thosha, ‘Momentin që një menaxher e humb autoritetin e tij, nuk ke klub. Lojtarët do ta udhëheqin atë dhe më pas je në telashe”.

Se a do t’i rregullojnë raportet Pogba dhe Mourinho mbetet të shihet.

(Kosova Sot)