Candreva i hapur për t’u larguar nga Interi

  • 16 October 2018 - 15:22
Candreva i hapur për t’u larguar nga Interi

Antonio Candreva është i hapur ta lërë Interin për Torinon, pasi beson se kështu do ta rifitojë vendin e titullarit në ekipin kombëtar të Italisë.

Candreva e ka humbur vendin në 11-shën startuese të Interit këtë sezon, dhe sipas mediave italiane Torino pritet t’i bëjë atij ofertë për huazim në janar.

Sipas Tuttosportit, italiani është i hapur t’i bashkohet Walter Mazzarrit, formacioni i së cilit 4-3-3 i përshtatet më së miri.

Për më tepër, kalimi në Torino do t’i ndihmonte 31-vjeçarit ta rikthejë vendin edhe në Kombëtaren e Italisë.

Salvatore Sirigu u thirr përsëri nga Italia pas një sezoni mbresëlënës me Torinon, dhe Candreva dëshiron ta bëjë po të njëjtën gjë pasi nuk ka luajtur për vendin e vet që prej muajit mars.

(Kosova Sot)