Interit po i largohet një super lojtar

  • 16 October 2018 - 15:41
Interit po i largohet një super lojtar

Antonio Candreva mund të largohet nga Interi në merkaton e janarit.

Sulmuesi i Interit mund të largohet nga Interi për t’u bashkuar me skuadrën tjetër të Serie A, Torino.

Candreva nuk është më zgjedhja e parë e Spallettit dhe mund t’i bashkohet Torinos – për të luajtur si startues dhe për t’u rikthyer në kombëtaren e Italisë.

Sipas Tuttosport, Candreva është i hapur për këtë opsion – pasi ai beson se formacioni 4-3-3 i Walter Mazzarrit do t’i përshtatet atij.

Salvatore Sirigu u rikthye nga ekipi kombëtar pas një sezoni mbresëlënës në Torino, dhe Candreva dëshiron të bëjë të njëjtën gjë.

 

(Kosova Sot)