Përfundojnë pjesët e para të Superligës

  • 16 October 2018 - 15:59
Përfundojnë pjesët e para të Superligës

Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para të dy dueleve të Superligës që po zhvillohet sot.

Drenica po fiton si mysafir i Flamurtarit në Prishtinë me rezultat 0-3, kurse Liria dhe Trepça’89 po luajnë pa gola.

Në takimin e parë, ‘drenicakët’ po deklasojnë skuadrën kryeqytetase, derisa realizatorët ishin Taulant Dajaku, Kreshnik Uka dhe Diar Mustafa.

Ndërkaq në Prizren, Liria dhe Trepça’89 nuk e kanë shënuar as edhe një gol të vetëm.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual.

 

(Kosova Sot)