Ylli i Liverpoolit pëson lëndim gjatë ndeshjes me Kombëtaren

  • 16 October 2018 - 16:45
Ylli i Liverpoolit pëson lëndim gjatë ndeshjes me Kombëtaren

Përveç Mohamed Salahut, listës së lojtarëve të lënduar të Liverpoolit tani i është shtuar edhe Sadio Mane, i cili e ka thyer gishtin e madh të dorës së majtë gjatë një ndeshje Kombëtaren e Senegalit të hënën.

Sulmuesi senegalez u detyrua të shkonte në spital pasi që e lëndoi dorën gjatë përgatitjeve të Senegalit për ndeshjen kthyese kundër Sudanit për Kupën e Kombeve të Afrikës të vitit 2019.

Mane ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Senegalit, dhe mungesa e tij ndikoi në disfatën me rezultat 3-0 kundër Sudanit të shtunën. Ai gjithashtu pritet të mungojë në ndeshjen e sotme.

Ish-lojtari i Southamptonit i bashkohet Mohamed Salahut, i cili ka pësuar lëndim muskulor, dhe Virgil van Dijk, i cili i ka lënduar brinjët, në listën e lojtarëve të Liverpoolit të cilët mund të mungojnë në ndeshjen e radhës së Premierligës, kundër Huddersfieldit.

Deri më tani, 26-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Jurgen Kloppit dhe ka arritur t’i shënojë katër gola në vetëm 11 paraqitje të këtij sezoni.



(Kosova Sot)