Çfarë ndeshje, edhe dy gola të tjerë në takimin Kosovë-Slloveni

  • 16 October 2018 - 16:55
Çfarë ndeshje, edhe dy gola të tjerë në takimin Kosovë-Slloveni

Kosova ka ngushtuar epërsinë në takim me Slloveninë.

Gentrit Limani ka realizuar në minutën e 54-të për të kthyer gjasat sërish të paktën për barazim.

Kujtojmë që Sllovenia kishte shënuar dy herë brenda dy minutave krejt në fund të pjesës së parë, derisa të tretin e realizoi vetëm dy minuta pas ngushtimit të epërsisë nga ‘Dardanët’.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e fundit në grup, derisa shpresojmë në paraqitje sa më të mirë, pse jo edhe me ndonjë rikthim senzacional.

 

(Kosova Sot)