Vazhdojnë lëndimet te Liverpool, ky është ylli i radhës që sapo u lëndua

  • 16 October 2018 - 18:22
Vazhdojnë lëndimet te Liverpool, ky është ylli i radhës që sapo u lëndua

Mesfushori është larguar jashtë në pjesën e parë për shkak të një lëndimi, derisa po vazhdojnë lëndimet për lojtarët e skuadrës së Jurgen Klopp

Afrikës, në ndeshjen e Guineas me Rëandan.

Mesfushori thuhet se është lënduar në ije në pjesën e parë dhe është bartur me lese nga lojtarët e tij pasi që nuk kishte mjek në fushë.

Lëndimi i Keitas vazhdon të ja lëndoi lojtarët Jurgen Klopp, pasi që disa nga lojtarët e tij kyç kanë pësuar lëndime të lehta me skuadrat e tyre respektive Kombëtare.

I pari ishte Mohamed Salah, i cili u detyrua që të largohet në fund të ndeshjes Egjipt-Sëaziland, të cilën e fitoi Egjipti, kurse nesër ai do ti këtë testimet nga mjekët e Liverpool të cilët do të tregojnë se ai është gati për ndeshjen me Huddersfield, derisa sulmuesi tjetër Sadio Mane ka thyer thonjtë në stërvitjet e Senegalit të hënën.

Virgil van Dijk, në anën tjetër, është tërhequr nga skuadra e Holandës pavarësisht se shënoi golin e fitores kundër Gjermanisë derisa ai po vazhdon rikuperimin në brinj, i cili u shkaktua para ndeshjeve të Kombëvtarëve.

Listës i shtohet edhe James Milner i cili u zëvendësua në pjesën e parë në derbin pa gola të Reds me City para kombëtarëve, me ish mesfushorin e Anglisë që po vuan nga një lëndim në kofshë.

Me Keita që tani i është bashkuar këtij kuarteti në dhomën e trajtimeve, ka mundësi që Klopp të përballet më një numër të madh dilemash se kush të startojë para ndeshjes së të shtunës.

Raportet tregojnë që Salah, Van Dijk dhe Mane duket se do të jenë gati të përballen me Huddersfield për shkak se lëndimet e tyre nuk janë të mëdha, por Milner mund të mungojë më shumë se një muaj.

Keita, gjithashtu, ka një histori të mirë sa i përket rikuperimeve nga lëndimet, që u pa edhe pas lëndimit në Napoli, ku pak ditë më vonë e zëvendësoi Milnerin kundër City.

Klopp shpreson që ti këtë të pestit sa më shpejt gati dhe të vazhdojë luftën e tij në ndeshjet kruciale të këtij muaji, ku janë dy në Premier Ligë dhe dy ndeshje kundër Zrvena Zvezdës, para se të përballet me Arsenalin në fillim të nëntorit.

Për momentin skuadra nga Anfield është e treta në ligë pas Manchester City dhe Chelsea me pikë të njëjta por me golëdallim me të vogël.

Të tria këto skuadra nuk kanë pësuar humbje ende në këtë sezon.


 

(Kosova Sot)