Mourinho mund të dënohet për shkak të sjelljeve pas rikthimit të rezultatit ndaj Newcaslte

  • 16 October 2018 - 18:34
Mourinho mund të dënohet për shkak të sjelljeve pas rikthimit të rezultatit ndaj Newcaslte

Jose Mourinho është akuzuar me sjellje të pahijshme nga Federata Angleze e Futbollit pasi është kapur nga kamerat duke sharë pas fitores së Manchester United ndaj Newcastle 10 ditë më parë.

Mourinho ka kohë deri pasditen e së premtes për t’u përgjigjur por mund të marrë një pezullim me një ndeshje, që do të ishte sfida kyçe ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge ditën e shtunë, nëse shpallet fajtor.

Thuhet se Mourinho ka shfryrë: “Ik largohuni bij ….,” në portugalisht drejt një kamere të BT Sports pas fitores dramatike me Newcastle.

FA raportohet të ketë përdorur specialistë të linguistikës për të konfirmuar atë që ka thënë Mourinho përpara se të vendoste për të akuzuar 55-vjeçarin.

Megjithëse fjalori ofendues i Mourinho-s ka qenë në portugalisht, FA e di shumë mirë se ndeshjet e Premier League shfaqen në të gjithë globin, përfshi vendet ku mund të kuptohet.

 

(Kosova Sot)