Vecino në dyshim për derbin e Milanit

  • 16 October 2018 - 18:46
Vecino në dyshim për derbin e Milanit

Matias Vecino i ka thënë mjekëve të Interit që ai shpreson që të jetë gati për ndeshjen e vikendit kundër Milanit, pavarësisht se ai u largua më herët nga kampi i Uruguait

Mesfushori është duke “luftuar” që të jetë gati për ndeshjen e së dielës në ora 16:00 kundër Milanos.

Ai ishte liruar nga Kombëtarja pasi që ndiente dhimbje në kofshën e tij të djathtë dhe nuk do të merr pjesë as në miqësoren kundër Japonisë.

Sipas Sky Sport Italia, ka shumë mundësi që ai mos të jetë gati që të përballet me Milanin, në derbin Derby Della Madonnina që zhvillohet të shtunën.

Vecino ka ateruar sot në Milan për të pasur disa teste për të parë se sa gjatë do të mungojë ai.

 

(Kosova Sot)