Izraeli U21 e “shkatërron” Kosovën U21

  • 16 October 2018 - 19:03
Izraeli U21 e “shkatërron” Kosovën U21

Kosova ka përfunduar sot ciklin eliminator për Euro 2019 për U21 me një humbje të thellë në Tel Avic kundër Izraelit prej 3-0

Kosova U21 është deklasuar sot në Tel Aviv kundër Izraelit me rezultat të thellë prej 3-0.

Asgjë nuk funksionoi mirë për Kosovën në këtë ndeshje që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj.

Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 10 me anë të Kayes Ganem, i cili dyfishoi epërsinë në pjesën e parë për 2-0 në minutën e 45’të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 për vendasit.

Në pjesën e dytë Kosova U21 tentoi të kthehet disa herë në epërsi por nuk ia arriti qëllimit pasi që Izraeli diti të mbrohet mirë dhe arriti të shënoi edhe golin e tretë në minutën 72’të.

Në këtë fushatë eliminatore për Euro U21 2019, Kosova përfundoi në vendin e 5’të më 12 pikë.

Në rast se do të fitonte Kosova U21 do të kishte mundësi të mira që të kualifikohej në Euro U21 2019. 

Tabela          Pikë

Gjermania      25

Norvegjia       14

Irelanda         14

Izraeli            14

Kosova         12

Azerbajxhani  5

 

(Kosova Sot)