“Objektivi i Juventusit është Liga e Kampionëve”

  • 17 October 2018 - 00:00
“Objektivi i Juventusit është Liga e Kampionëve”

Andrea Barzagli beson se kjo është skuadra më e fortë e Juventusit që ai ka luajtur me ta dhe me Cristiano Ronaldson në skuadër Liga e Kampionëve është bërë “nga ëndërr në objektiv të skuadrës

Mbrojtësi ju bashkua Juvës nga Wolfsburgu për vetëm 300 mijë euro në janar më 2011 dhe ishte një çelës për suksesin e Juves duke fituar për shtatë vite me radhë Serie A.

“Ka qenë një fillim i mirë i sezonit, me një paraqitje të mirë”, ka thënë Barzagli për Juventus.com.

“Nuk është lehtë që të fitoni gjithmonë dhe do të jetë edhe më vështirë që ne ta mbajmë këtë nivel të lartë të skuadrës. Kjo skuadër është konstruktuar për të fituar në të gjitha frontet”.

“Në letër, është skuadra më e fortë e Juves me të cilën kam luajtur dhe ndoshta skuadra më e bashkuar”.

Një ndër asetet më të mëdha të Juventusit këtë sezon ishte transferi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Pas dy finaleve të Ligës së Kampioneve që ne humbëm dhe lojërat ku ne provuam që ishin në krye të detyrës, ne tani kemi më shumë besim se mund t’ia dalim”.

“Me Cristiano Ronaldo dhe tjerë kampion që kanë ardhur, tani ne e shohim Ligën e Kampioneve jo si ëndërr por si objektivë”.

(Kosova Sot)