Ibrahimovic i befason fëmijët e shpëtuar nga shpella në Tajlandë (Video)

  • 17 October 2018 - 10:55
Ibrahimovic i befason fëmijët e shpëtuar nga shpella në Tajlandë (Video)

Sulmuesi suedez i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, ka marrë pjesë në emisionin e Ellen Degerenes dje, për t’i befasuar fëmijët tajlandezë të cilët kishin ngecur në një shpellë në korrik.

12 djelmoshat dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u zhduken në shpellën Tham Luang Nang Non në provincën Chaing Rai të Tajlandës më 23 qershor. Ata u gjetën më 3 korrik, mirëpo iu desh edhe më shumë kohë për t’i nxjerrë nga aty.

Ibrahimovici i lavdëroi fëmijët dhe trajnerin e tyre për guximin që kishin shfaqur gjatë kohës kur kishin ngecur brenda shpellës, ku kishin qëndruar për gjithsej 18 ditë, duke thënë se ata fëmijë janë edhe më të guximshëm se ai.

“Mendova se unë isha i guximshëm, por këta fëmijë dhe ky ekip janë edhe më të guximshëm se unë. Ata treguan se mund të bashkëpunojnë dhe kanë durim”, ka thënë Ibrahimovic gjatë vizitës që ua bëri 12 fëmijëve.

“Ata treguan se mund t’iu besojnë edhe të tjerëve. Ky është me siguri ekipi më i mirë në botë”.

Por, këto komente nuk ishin e gjitha që Ibrahimovici kishte planifikuar për djelmoshat tajlandezë, të cilëve ua dha edhe disa dhurata, ndër të cilat ishte edhe fanella me emrin e tij e LA Galaxy.
 

(Kosova Sot)